Lojtari i Dinamos së Zagrebit i jep meritat anësorit shqiptar për golin

Futboll

Lojtari i Dinamos së Zagrebit i jep meritat anësorit shqiptar për golin

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 12:04
Arbër Hoxha

Dinamo e Zagrebit e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Europës.

Kroatët kanë mposhtur Fenerbahçen me shifrat 3:1.

Goli i dytë dhe që më pas i hapi rrugën fitores, nisi nga këmbët e Arbër Hoxhës.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Beljo, autori i dy golave të parë, deklaroi se thjesht ndoqi lëvizjen e lojtarit shqiptar për ta ndalur topin në rrjetë.

“Isha me shumë fat te goli i parë që shënova. Pas dy apo tre përplasjeve hyri në portë. Këmbët e mia të gjata mund të shërbejnë për diçka…

Dhe për të dytin, thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës dhe përfundova aksionin”, ka deklaruar Dion Drena Beljo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat