Alegri nuk e pa penalltinë e humbur nga Pulisiçi

Futboll

Alegri nuk e pa penalltinë e humbur nga Pulisiçi

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 23:33
Pamje nga ndeshja

Masimiliano Alegri nuk i është gëzuar dot një fitoreje në kthimin e tij si kundërshtar në stadiumin e Juventusit, ku u prit me duartrokitje nga tifozeria vendase.

Skuadra e tij i kishte mundësitë ta bënte një gjë të tillë, sidomos me penalltinë e Pulisiç.

Trajneri nuk e pa gjuajtjen, pasi ishte i kthyer me shpinë në momentin që amerikani goditi, duke çuar sferën jashtë. Ai dëgjoi reagimin e publikut dhe më pas u kthye nga asistenti i tij, Landuçi, duke i kërkuar shpjegim për çfarë po ndodhte.

Landuçi i tregoi për mënyrën si gjuajti Pulisiç dhe gabimin me sferën që shkoi jashtë. “Ia kisha thënë që të mos e gjuante penalltinë me të brendshme”, tha Alegri në ato momente, sipas gazetarëve të “DAZN” të vendosur pranë pankinës së kuqezinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat