Selektori i Zvicrës për penalltinë e Granit Xhakës: Ishte plani ynë

Futboll

Selektori i Zvicrës për penalltinë e Granit Xhakës: Ishte plani ynë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 16:59
Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suedisë në Solna, por vëmendjen më të madhe pas ndeshjes e mori momenti i penalltisë vendimtare, të cilën e ekzekutoi kapiteni Granit Xhaka.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i cili konfirmoi se gjithçka ishte e planifikuar:

“Mu bë qejfi që Xhaka mori përsipër penalltinë, pasi e kisha caktuar atë si goditësin e parë që para ndeshjes.

Ky ishte plani ynë dhe gjithçka shkoi siç duhej. Gëzohem që mori këtë përgjegjësi, sepse është një nga lojtarët më me përvojë në ekipin tonë,” u shpreh Yakin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat