Shqetësohen suedezët para ndeshjes me Kosovën, ja arsyeja

Futboll

Shqetësohen suedezët para ndeshjes me Kosovën, ja arsyeja

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 23:34
Stadiumi

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndaj Suedisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Një fakt interesant që do t’i ndihmojë Kosovës nesër ndaj Suedisë.

Kombëtarja e Suedisë s’ka luajtur në stadiumin “Ullevi” qysh nga viti 2009.

Kjo do të thotë se asnjë prej lojtarëve që janë të ftuar nuk kanë shkelur kurrë në këtë stadium me ekipin kombëtar.

Prandaj edhe sulmuesi i Arsenalit, Victor Gyokeres tha në konferencë se “shpresojë të ketë shumë tifozë në stadium dhe të duket sikur po luajmë në shtëpi”.

Kjo është një përparësi për ekipin “Dardanë”, pasi të dyja nuk e njohin mirë këtë teren. Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat