Jon Dahl Tomasson nuk është selektor i kombëtares së Suedisë në futboll.
Jon Dahl Tomasson, 49 vjeç, është shkarkuar nga posti i selektorit të ekipit kombëtar të Suedisë.
Fiaskoja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, sipas mediumit suedez “Sportbladet”.
Nuk zgjati as dy vjet në punë për Jon Dahl Tomasson.
Tani Tomasson shkarkohet pas një pike në katër xhirot e Kupës së Botës. Vendimi u mor të martën dhe sipas Sportbladet, ai është njoftuar me vendimin.
Pas Dragan Stojkoviqir që jep dorëheqje të parevokueshme pas humbjes 1:0 nga Shqipëria në Leskovc, tani bie edhe selektori i Suedisë.