Super Liverpooli
Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Champions League në futboll.
“Mbretërit” shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Juventusit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Në minutën e 57-të, Vinicius goditi nga një pozitë e vështirë, topi devijohet nga shtylla e poshtme e majtë, Jude Bellingaham nga afërsia shënoi, 1:0 për Realin.
Rezultatet
Atalanta – Slavia 0:0 (0:0)
Bayern - Club Brugge 4:0 (3:0)
Chelsea – Ajax 5:1 (4:1)
Monaco – Tottenham 0:0 (0:0)
Sporting – Marseille 2:1 (0:1)
Real Madrid – Juventus 1:0 (0:0)
Eintracht – Liverpool 1:5 (1:3)
Athletic Bilbao - Qarabag 3:1 (1:1)
Galatasaray - Bodo/Glimt 3:1 (2:0)
Bayern Munihu pa mund të madh e mposhti me rezultat 4:0 Club Bruggen.
Golat i realizuan Karl (5’), Kane (14’), Diaz (34') e Jackson (79’).
Chelsea ngadhënjeu me lehtësi me rezultat 5:1 ndaj Ajaxit.
Skuadra holandeze mbetet pa një lojtar, Taylor u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 16-të, ky ishte kapital i madh për Chelsean.
Për Chelsean shënuan Guiu (18'), Caicedo (27'), Fernandez (45'- nga penalltia), Estevao (45+-5’ - nga penalltia), George (48’) dhe për Ajaxin Weghorst (33').
Liverpooli fiton me përmbysje në Frankfurt me rezultat 5:1 ndaj Eintrachtit.
Për Eintracht shënoi Kristensen (26') dhe për Liverpoolin Ekitike (35'), van Dijk (39’), Konate (44’), Gakpo (66’), Szoboszlai (70’).
Atalanta si vendas u nda baras (0:0) me ekipin Slavia e Pragës.
Befasi e madhe nga ekipi çek.
Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshti, u paraqit tërë takimin për Atalantën.
PSG kryeson me 9 pikë, pasojnë Bayerni 9, Interi 9, Arsenali 9. Real Madridi 9, Dortmundi 7, Newcastle 6, Barcelona 6, Liverpooli 6, Chelsea 6, Sporting 6, Qarabag 6, Galatasaray 6 pikë etj.