Fofana kushton rreth 30 milionë euro

Futboll

Fofana kushton rreth 30 milionë euro

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 15:45
Malick Fofana

Diario Sport raporton se Barcelona është futur në garë me Bayern për sulmuesin e krahut të majtë, Malick Fofana.

20-vjeçari i Olympique Lyon ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Bayern e kërkoi verën e shkuar, por në fund vendosi të fokusohej te një sulmues qendre (Nicolas Jackson).

Performancat e anësorit të Lyon kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të nisin planet për rekrutimin e tij në merkaton e verës.

Fofana kushton rreth 30 milionë euro, maksimumi 40 mln euro duke përfshirë bonuse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat