FSHF dhe SHRFT organizojnë me sukses turneun U-13 për vajzat në Tiranë

Futboll

FSHF dhe SHRFT organizojnë me sukses turneun U-13 për vajzat në Tiranë

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 15:32
Pamje

Federata e Futbollit dhe SHRFT, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan me sukses turneun për vajzat e kategorisë U-13, i zhvilluar në fushën sportive “Lapraka”.

Ky turne kishte si qëllim promovimin e futbollit të vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sport, si edhe rritjen e nivelit cilësor të lojtareve të reja përmes aplikimit të teknikave bashkëkohore stërvitore.

Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për evidentimin e talenteve të reja në futbollin e vajzave.

Në turne morën pjesë ekipet: EMV Rinia, Lapraka Sport, Egnatia, FC Alpha 2024, KF Spartaku, Olympic Junior, Klosi, Peza Sport, SG Tirana dhe Astiri.

Federata e Futbollit dhe SHRFT vijojnë angazhimin e përbashkët për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat