Goli i Dimarco me goditje dënimi thyen një tabu 11-vjeçare në Champions

Futboll

Goli i Dimarco me goditje dënimi thyen një tabu 11-vjeçare në Champions

Më: 29 janar 2026 Në ora: 12:03
Dimarco

Goli i Dimarco me goditje dënimi thyen një tabu 11-vjeçare në Champions!

Goli me goditje dënimi i Federico Dimarco në sfidën e djeshme kundër Borussia Dortmund, ku skuadra e trajnerit Chivu fitoi 0-2, ka thyer një tabu që për futbollin italian zgjaste prej shumë vitesh.

Mbrojtësi anësor i Interit është bërë lojtari i parë italian që shënon me goditje dënimi direkt në Champions League që nga koha e Francesco Totti-t. Kapiteni i Romës realizonte kundër CSKA Mosca në nëntor të 2014-ës.

Sipas statistikave të Opta-s, u deshën plot 4082 ditë për të parë sërish një gol me goditje dënimi nga një futbollist italian në kompeticionin europian që vlen më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat