Dominojnë ekipet udhëtuese, mungon goli vetëm në një sfidë

Futboll

Dominojnë ekipet udhëtuese, mungon goli vetëm në një sfidë

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja

Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e para për sot për play-offin në Conference League.

Në Finlandë, polakët e Lech Poznan janë duke udhëhequr 0-2, falë golit të shpejtë të Kozubal në minutën e 10-të dhe Ismaheel në minutën e 41-të

Nga minuta e 13-të, vendasit janë me një lojtar më pak, pas faullit të rëndë të Luyeye-Lutumba, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në Olomouc, në Rep. Çeke, Sigma është duke u mundur 0-1 nga zviceranët e Lausanne, falë golit të Nathan Butler-Oyedeji në minutën e 22-të.

Në Mostar të Bosnjes, Crystal Palace është duke udhëhequr 0-1 ndaj Zrinjski, falë golit të Ismaila Sarr në fund të pjesës së parë. Mungon goli në Armeni, në sfidën mes Noah dhe AZ Alkmaar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat