Ferizaj kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Futboll

Ferizaj kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 4 mars 2026 Në ora: 14:46
Ferizaj

Ferizaj ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupa e Kosovës në futboll.

Para tifozëve të vet, ferizajasit mposhtën 2:0 Vushtrrinë, në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Peposhi shënoi pas një gabimi të portierit Marly Prince, të cilit topi i rrëshqiti nga duart.

Në minutën e 75-të, Erion Sadriu realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2:0.

Ferizaj tani synon të arrijë finalen e madhe të kësaj gare.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat