Turku barazon rekordin që vendoset njëherë në jetë

Futboll

Turku barazon rekordin që vendoset njëherë në jetë

Më: 15 mars 2026 Në ora: 17:21
Gule e Arbeloa

Real Madrid fitoi mbrëmë 4-1 ndaj Elche në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Vëmendjen kryesore në këtë takim e mori goli i shënuar nga Arda Guler në minutat e fundit, ku turku shënoi me një goditje spektakolarë më shumë se nga gjysma e fushës.

Distanca nga e cila është shënuar goli i Arda Guler është plot 68 metra.

Fantazisti turk ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të Antonio Jose, në sfidën Numancia-Sevilla në vitin 2004.

Deri para golit të mbrëmshëm të Guler, rekordin për golin nga distanca më e largët për Real Madridin e mbante ish-mbrojtësi anësor Mikel Lasa, i cili shënonte nga 58 metra në vitin 1994 kundër Sevilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat