Vllaznia e ka siguruar tashmë vendin e saj në “Final Four”, por kërkon ta mbyllë në krye të kampionatit.
Në Shkodër presin Bylisin i cili aktualisht është në vendin e 9-të dhe lufton për mbijetesën.
Gjithçka është e hapur, teksa kanë mbetur edhe javë nga fundi teksa aktualisht janë 3 skuadra me pikë të barabarta që duan të shpëtojnë. Trajnerët Martini dhe Josa ndajnë mendjen për titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Çelikoviç, Dros, Jago, Bajrami, Qato, Dodaj, Mala, Kallaku, Balaj
Trajner: Edi Martini
BYLIS: Ozols, De Souza,Kane, Adeduro, Kamara, Dimov, Koxhi, Marku, Përgjoni, Do Karmo, Emini
Trajner: Mirel Josa.