Dinamo dhe Vora janë ndalur në barazimin 2-2, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Abissnet Superiore.
Plot 4 gola të shënuar në impiantin “Air Albania”, aty ku fillimisht kryeqytetasit morën “frerët” e takimit duke shënuar dy gola përmes Nezirit në të 10-tën dhe Bregut 9 minuta më vonë.
Me fraksionin e pjesës së dytë, vjen dhe goli i Kasallës në minutën e 63-të, i cili sjell shpresë tek vorakët, ndërsa në të 75-tën minutë, Shehi shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes duke ndëshkuar portierin Aldo Teqjas dhe sjell golin e baraspeshës dhe të fundit të sfidës.
Një pikë për secilën skuadër, e cila nuk ngop asnjërën në llogaritë e fundit për objektivat që kanë në përmbyllje të sezonit.
Me këtë rezultat, Dinamo mban vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Vora pozicionohet në të 8-tin në zonën e play out me 39 pikë.