Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19

Futboll

Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19

Më: 7 maj 2026 Në ora: 23:11
Leonard Foniqi

Futbolli i diasporës shqiptare vazhdon të prodhojë talente premtuese.

Një prej tyre është Leonard Foniqi, 16-vjeçar, i cili ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive.

I riu është transferuar nga SG 99 Andernach U17/U19 drejt Kickers Offenbach U19, ku do të garojë në nivelin e Bundesliga Junior / Junior League, një nga platformat më të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani.

Foniqi luan si sulmues krahu, por gjithashtu mund të aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar.

Ambicia e tij mbetet e qartë:

Të zhvillohet sa më shumë në futbollin evropian dhe një ditë të veshë fanellën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat