Luis Enrique vlerëson Arteta-n: Solli mentalitet fituesi te Arsenali

Futboll

Luis Enrique vlerëson Arteta-n: Solli mentalitet fituesi te Arsenali

Më: 20 maj 2026 Në ora: 19:14
Mikel Arteta e Luis Enrique

Luis Enrique, trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, PSG, parashikon një “finale të vështirë” kundër Arsenalit më 30 maj në Budapest, me dy ekipe “që i afrohen ndeshjes me qasje të ndryshme”.

Trajneri katalanas gjithashtu e përgëzoi klubin londinez për fitimin e titullit kampion në Angli: “Arsenali e meritonte të fitonte Premier League pas një sezoni të shkëlqyer.

Ne jemi përballur me ta më parë, e dimë aftësinë e tyre për të shënuar gola dhe pa top, ata janë ekipi më i mirë në botë, pa dyshim”.

“Trajneri Mikel Arteta është ai që i ka sjellë këtë mentalitet fituesi Arsenalit. Ata janë përmirësuar vit pas viti gjatë katër ose pesë sezoneve të fundit”, vlerësoi trajneri. Efektiviteti i “Topçinjve” në goditjet standarde nuk i jep atij asnjë “makth”:

“Do të përpiqemi të mbrohemi si zakonisht, jemi një ekip i vogël (për sa i përket gjatësisë), por mbrohemi mirë nga goditjet standarte”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat