Dita e shtunë, 23 maj, pritet me emocione të mëdha nga gjashtë skuadrat e para të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dinamo Ferizaj, nën udhëheqjen e presidentit Xhevat Rushiti, po përgatitet në çdo aspekt për derbin e madh të javës së fundit, përkatësisht xhiros së 34-të.
Dinamo synon hyrjen historike në Superliga e Kosovës.

Dy vendet e para sigurojnë ngjitjen direkte në elitë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt luajnë fillimisht barazh mes vete, për t’u përballur më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të Superligës.
Në taborin e Dinamos mbretëron atmosferë pozitive në mesin e futbollistëve, nën drejtimin e trajnerit Egzon Shabani.
E shtuna pritet të sjellë spektakël futbolli në stadiumin prapa palestrës sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, ku Dinamo do të zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Lirisë.
Dinamo është më afër se kurrë historisë. Aktualisht renditet në pozitën e tretë me 71 pikë, vetëm një më pak se lideri Vushtrria dhe me pikë të barabarta me vendin e dytë, Feronikeli 74.
Për të siguruar hyrjen direkte në elitë, Dinamo pret fitore ndaj Lirisë dhe një hap fals qoftë të Vushtrrisë, qoftë të Feronikelit 74.
Ndërkohë, Vushtrria luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ndërsa Feronikeli 74 në Prishtinë përballet me Ramiz Sadikun.
Drejtuesit e Dinamos, me Rushitin në krye, po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ndeshja ndaj Lirisë të ketë atmosferë madhështore dhe të shndërrohet në një festë të vërtetë futbolli në Ferizaj.
E shtuna synohet të jetë dasmë futbolli në qytet, me objektivin që Dinamo të përfundojë si kampione ose të paktën në pozitën e dytë që siguron ngjitjen direkte në elitë.
Dinamo ka sulmi efikas, me 60 gola të shënuar në 33 ndeshje, ndërsa ka pësuar 34 gola.
Xhevat Rushiti dhe Dinamo – vetëm 90 minuta larg ëndrrës së Superligës!
Gjashta skuadrat e para
1. Vushtrria 33 21 9 3 59:25 72
2. Feronikeli 74 33 21 8 4 57:22 71
3. Dinamo 33 22 5 6 60:34 71
4. Vëllaznimi 33 21 7 5 57:29 70
5. Liria 33 20 8 5 55:28: 68
6. Trepça '89 33 19 10 4 65:32 67