Trajneri francez befason: Ja çfarë më pyeti Granit Xhaka

Futboll

Trajneri francez befason: Ja çfarë më pyeti Granit Xhaka

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2026 Në ora: 00:04
Granit Xhaka

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, e përshkroi si ditën më të mirë të karrierës së tij si trajner, pasi skuadra e tij siguroi një vend në sezonin e ardhshëm të Europa League falë fitores 2:1 ndaj Chelseas.

Le Bris deklaroi se ishte krenar si për arritjen, ashtu edhe për paraqitjen e ekipit të tij, i cili sipas tij ishte skuadra më e mirë në fushë pothuajse nga fillimi.

“Duhej të fitonim dhe mendoj se ishim vërtet shumë të fokusuar në mënyrën si donim ta luanim këtë ndeshje.

Treguam kontroll të mirë, shënuam kur duhej dhe në fund menaxhuam pjesën e fundit të lojës me pjekuri”, tha ai.

Trajneri francez tregon edhe një detaj për kapitenin Granit Xhaka para përfundimit të takimit:

“Graniti erdhi pranë stolit duke me pyetur se çfarë ishte situata (me rezultate e ndeshjeve tjera).

Nuk e dija më herët. Michael Proctor më tha se ishim në vendin e shtatë:

'Oh, vërtet? Me vetëm një minutë të mbetur, shtyni deri në fund’”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat