Shkëndija e Haraçinës synon elitën! Manastiri dhe Kavadari presin ndeshjet play-off-it

Futboll

Shkëndija e Haraçinës synon elitën! Manastiri dhe Kavadari presin ndeshjet play-off-it

Nga: K.G. Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:59
Shkëndija e Haraçinës

Edicioni i futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mbyllet gjatë kësaj jave me ndeshjet play-off-it.

Pelisteri dhe AP Brera synojnë të mbesin në elitë, ndërsa Shkëndija dhe Skopje kërkojë hyrjen në shoqërinë e më të mirëve. 

Ndeshjet play-off-it luhen të dielën, më 31 maj, dhe stadiumet në Manastir dhe Kavadari do të presin ndeshjet.

AP Brera dhe Skopje do të përballen në stadiumin në Manastir, ndërsa Pelisteri dhe Shkendija e Haraçinës do të takohen në stadiumin e qytetit në Kavadar.

Fituesit e këtyre ndeshjeve do të jenë pjesë e elitës së futbollit në sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësit do të luajnë në Ligën e Dytë. “Ndeshja e balotazhit ndaj FC Pelisterit do të zhvillohet në stadiumin e Kavadarit, me fillim nga ora 16:30.

Për detaje të tjera rreth biletave, do të njoftoheni me kohë në faqen tonë zyrtare”, thuhet nga KF Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat