Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gatshëm për finalen ndaj Arsenalit

Futboll

Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gatshëm për finalen ndaj Arsenalit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 19:32
Hakimi dhe Dembele

PSG mori lajme spektakolare para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Dy yjet e skuadrës, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi janë rikthyer sot në stërvitje për “Parizienët”, të cilët ishin lënduar.

Rikthimi i tyre padyshim i jep një shtysë të madhe kampionëve në fuqi, ku synojnë të mbrojnë titullin në Budapest.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit, do të zhvillohet të shtunën në “Puskas Arena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat