Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për dy miqësore luksi, njërën më 31 maj në Pragë dhe tjetrën më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Synimi i selektorit të Kosovës, Franco Foda, është që ekipi të bëjë paraqitje sa më të mira.
Ndeshja e parë zhvillohet në fundjavë, më 31 maj, në tokën çeke në orën 16:00.
Foda foli edhe për mesfushorin Valon Berisha, duke kujtuar emocionet pas ndeshjes ne Turqinë.
“Me lot kemi luftuar të gjithë pas finales ndaj Turqisë pasi kishim mundësi të fitonim dhe të kualifikoheshim në Botëror. Kemi qenë të gjithë të dëshpëruar,” u shpreh ai.
Sa i përket Valon Berishës, Foda theksoi se gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme.
“Me të tre lojtarët kam biseduar dhe janë të lënduar.
Miloti është i lënduar, rreziku ishte i madh që ai të lëndohej sërish. Asnjë nga lojtarët nuk kanë thënë se dëshirojnë të largohen.
Dëshirojnë të vazhdojnë me Kombëtaren e Kosovës”, tha Foda.
Foda veçoi futbollistin e Prishtinës, Rin Ahmeti, të cilin e cilësoi si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
“Rin Ahmeti është një lojtar interesant.
Ai duhet të vazhdojë të punojë dhe të mos ndalet në zhvillimin e tij. Tani duhet ta kalojë me sukses fazën e grupmoshave të reja”, u shpreh selektori i Kosovës.
Selektori i Kosovës shpreson dhe beson se ndaj Çekisë skuadra do të arrijë një rezultat pozitiv, para se të përballet edhe me Andorrën më 7 qershor në Prishtinë.