Barbarez flet para sfidës me Maqedoninë e kapitenit Enis Bardhi

Futboll

Barbarez flet para sfidës me Maqedoninë e kapitenit Enis Bardhi

Nga: K. G. Më: 28 maj 2026 Në ora: 15:35
Barbarez

Bosnja dhe Hercegovina është gati për sfidën e nesërme me Maqedoninë e Veriut në Sarajevë në stadiumin “Koshevo”, e cila fillon në orën 20:30.

Selektori i Bosnjës Sergej Barbarez ka gati ekipin për Maqedoninë e kapitenit Enis Bardhi.

"Nuk duhet të shqetësohesh fare për renditjen.

Nuk dua të nënçmoj askënd sepse nuk dua që askush të na e bëjë këtë.

Maqedonia është një kundërshtar serioz, që ka një trajner të ri dhe për të cilin kjo është një ndeshje e rëndësishme.

Maqedonia do të dëshirojë ta fitojë këtë ndeshje po aq sa ne", tha Barbarez.

Bosnja nuk ka probleme të mëdha me lëndimet. Tabakoviq dhe Sunjiq po sanohen nga lëndimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat