Përballja mes Dinamos së Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit, po luhet me rivalitet të madh në 45 minutat e parë.
Te dyja skuadrat po luftojnë për të shënuar golin, por pa sukses në pjesën e parë,
Dinamo po tregohet më e mirë të paktën në 45 minutat e parë.
Në minutën e 44-të Dinamo me fat, goditja e Yll Hoxhës së Lirisë ndalet nga traversa.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në finalen e madhe të barazhit, ku pret skuadrën që do të renditet në vend të tetë në Superligën e Kosovës.
Dinamo dhe Liria synojnë hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.