Klubi me pretendime në Seria A prezanton drejtorin sportiv

Futboll

Klubi me pretendime në Seria A prezanton drejtorin sportiv

Më: 30 maj 2026 Në ora: 13:45
Pamje

Kristiano Xhuntoli është zyrtarisht drejtor sportiv i Atalantës.

Siç edhe pritej, pas një viti është kthyer sërish në skenën e futbollit të Seria A. Kujtojmë se për herë të fundit ishte drejtor teknik i Juventusit.

NJOFTIMI I ATALANTËS

Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin në strukturën e saj organizative, si drejtor sportive. të Kristiano Xhuntolit. Një drejtues që është vendosur në nivelet më të larta gjatë viteve falë aftësive, shkathtësive dhe vizionit të tij.

I lindur në Firence, ai e filloi karrierën e tij si drejtor sportiv vetëm në moshën 36 vjeç, 18 vjet më parë.

Pas një periudhe fillestare te Specia, si drejtor sportiv, ai ishte ndër arkitektët kryesorë të rritjes së jashtëzakonshme të Karpit, duke fituar katër ngritje në kategori më lart në pesë vjet, duke kaluar nga Serie D në paraqitjen e tyre historike të parë në Serie A.

Pas gjashtë sezoneve të kënaqshme në Emilia dhe një serie fitoresh që e vendosi menjëherë atë si një nga drejtorët më të mirë në futbollin italian, në Napoli  duke filluar nga viti 2015, ai shijoi një tjetër fazë të rëndësishme dhe të suksesshme në karrierën e tij. Fitoi një Kupë Italie (sezoni 2019/20) dhe “Scudetto”-n e tretë historike të Napolit (sezoni 2022/23), arritje që vërtetojnë dhe lartësojnë punën e shkëlqyer që ai realizoi në Kampania.

Ai e përfundoi karrierën e tij të suksesshme te Napoli si kampion i Italisë përpara se të merrte rolin e drejtorit te Juventusi në verën e vitit 2023, me të cilin fitoi Kupën e Italisë në të parin nga dy sezonet e tij në Torino.

Familjet Perkasi dhe Paljuka, dhe i gjithë klubi zikaltër, i shprehin mirëseardhjen e ngrohtë drejtorit Xhuntoli dhe i urojnë suksese në rolin e tij të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat