Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e barazhit për plotësimin e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm.
Tashmë nuk ka mundësi për korrigjim – tetë skuadra kanë një dëshirë, por vetëm katër do të sigurojnë “vizën” për të luajtur në sezonin 2026/27 në Ligën e Dytë, ndërsa humbësit do të vazhdojnë garimin në ligat e treta.
Sot pasdite, nga ora 16:30, zhvillohen tri ndeshje:
Në Kratovë përballen Sasa dhe Euromilk.
Në Koçan luajnë për një “vizë” drejt Ligës së Dytë Kozhufi dhe Boreci.
Në Shtip Pobeda përballet me Kamjanin nga Kamenjani.
Ndërsa nesër, nga ora 16:30, në stadiumin në Gjorgje Petrov, ish-gjiganti i futbollit maqedonas Teteksi do të përballet me Vllaznimin nga Struga.
Në çdo rast, priten duele shumë interesante dhe jashtëzakonisht emocionuese.
Sot, ora 16:30
Kratovë: Sasa – Euromilk
Koçan: Kozhufi – Boreci
Shtip: Pobeda – Kamjani
E diel, ora 16:30
Gjorgje Petrov: Teteksi – Vllaznimi