Skandaloze, thirrje anti-shqiptare në stadium

Futboll

Skandaloze, thirrje anti-shqiptare në stadium

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 11:34
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Teteks dhe Vllaznimi është shoqëruar me incidente në tribuna, teksa nuk kanë munguar as skandalet.

Gjatë takimit, janë dëgjuar thirrje dhe ofendime me përmbajtje etnike ndaj shqiptarëve.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa opinioni sportiv ka dënuar sjelljet që nxisin urrejtje dhe tensione në sport.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga klubet apo autoritetet përgjegjëse lidhur me këtë rast, shkruan balkanweb.

Përballja mes Teteksit dhe Vllaznimit ishte pjesë e ndeshjeve të Play Off për Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat