​Dardanët U21 përballen sot me Turqinë në miqësore

Futboll

​Dardanët U21 përballen sot me Turqinë në miqësore

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 12:28
​Dardanët U21 përballen sot me Turqinë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër Turqisë.

Ndeshja do të zhvillohet në Turqi në stadiumin “Umraniye Belediyesi Sehir”, me fillim nga ora 19:00 (ora lokale në Kosovë).

Ndërkohë, Dardanët e rinj, para ndeshjes së sotme, kanë zhvilluar stërvitje me përkushtim nën përkujdesjen e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu dhe stafit të tij, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Më 6 qershor në Hajvali, djelmoshat e Kombëtares së Kosovës U21 do të zhvillojnë tjetër ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut U21, nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat