Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi, ka përforcuar radhët për edicionin e ri me lojtarin nga Jezero.
Deçiqi synon të jetë më i kompletuar për edicionin e ri dhe me synim të mëdha. Presidenti i klubit Pal Dreshaj ka prezantuar përforcimin e ri.
“Alldin Axhoviq është lojtari ynë i ri”, ka bërë të ditur faqja e klubit.
Duhet theksuar se skuadra shqiptare ishte finaliste e Kupës së Malit të Zi, por nuk ia doli në përballjen me Mornarin e Tivarit.