Lideri i Kombëtares mëson fatin e të ardhmes, klubi italian bën njoftimin e rëndësishëm

Futboll

Lideri i Kombëtares mëson fatin e të ardhmes, klubi italian bën njoftimin e rëndësishëm

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 12:35
Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Alen Sherri dhe Berat Gjimshiti

Ylber Ramadani do të vazhdojë që të jetë pjesë e Lecces.

Pavarësisht se kontrata i përfundonte këtë verë, klubi dhe mesfushori shqiptar kanë vendosur në fuqi opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.

“U.S. Lecce komunikon se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen edhe një vit të kotnratës me lojtarët Lamek Banda, Antonino Galo dhe Ylber Ramadani.

Skadenca e re e kontratës së tre lojtarëve është shtyrë kësisoj më 30 qershor 2027”, shkruan klubi i Serie A.

Kujtojmë që Ramadani u bashkua me Leccen në verën e vitit 2023, kur u ble nga Aberdeen për 1.2 milionë euro. Ndërsa në sezonin që lamë pas, 30-vjeçari ka qenë protagonist absolut në suksesin e mbijetesës, duke shënuar edhe 1 gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat