Pas Ademit dhe Demirit edhe Suhejl Muharemi i jep fund qëndrimit te Rabotniçki

Futboll

Pas Ademit dhe Demirit edhe Suhejl Muharemi i jep fund qëndrimit te Rabotniçki

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 12:56
Rabotniçki

Pas largimeve të Ermedin Ademit dhe Besir Demirit, një tjetër futbollist i ka dhënë fund bashkëpunimit me Rabotniçkin.

Bëhet fjalë për Suhejl Muharemin, i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkupjane pas përfundimit të aventurës së tij te “romantikët”, mëson Sportmania.

Sulmuesi anësor iu bashkua Rabotniçkit gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi pjesën e parë të sezonit e kishte zhvilluar me Shkupin.

Në gjashtë muajt e kaluar, Muharemi ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Me fanellën e Rabotniçkit, shkupjani zhvilloi 13 ndeshje si titullar, duke realizuar 8 gola dhe 2 asistime. Në total, ai e mbylli sezonin me 10 gola të shënuar, duke konfirmuar formën e tij të mirë.

Gjatë karrierës së tij, Suhejl Muharemi ka qenë pjesë edhe e Feronikelit, Struga Trim Lumit, Skënderbeut dhe Renovës, ndërsa tani mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën në sezonin e ardhshëm..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat