Agron Selmani ka zbuluar detaje interesante rreth periudhës së tij te klubi i futbollit Ferizaj, kur ushtronte detyrën e drejtorit sportiv.
Në një rrëfim për zhvillimet brenda klubit, Selmani ka folur për situatën financiare të Ferizajt në atë kohë, duke zbuluar se borxhi i klubit kishte kaluar shifrën prej 300 mijë eurosh.
Ai ka folur edhe për largimin e trajnerit Arbnor Morina, duke theksuar se vendimi për ndarjen e rrugëve me të kishte ardhur si kërkesë e menjëhershme e Xhevat Rushitit.
Selmani po ashtu është ndalur edhe te paga e tij gjatë kohës sa ishte drejtor sportiv, duke treguar se ajo ishte përcaktuar nga drejtuesit e klubit dhe jo nga vetë ai.
“Bota sot”: Që nga largimi juaj para disa vitesh, duket se FC Ferizaj ende nuk po arrin ta gjejë stabilitetin dhe qetësinë. Si e shihni situatën aktuale në klub?
Agron Selmani: KF Ferizaj nuk është në ditët ma të mira, dhe kjo është një pasoj e menaxhimit jo të mirë të trupave profesional brenda klubit. Po, ka një tendencë që gjithçka të i atribohet faktorëve të jashtëm për mossuksesin e klubit por unë ndaj mendimin se menaxhimi jo i mirë brenda klubit janë shkaku i rënies nga liga.
“Bota sot”: Dikur ju jeni konsideruar si një nga përgjegjësit për krizën që e kaploi klubin, por situata vazhdon të mbetet shqetësuese edhe sot. Si e komentoni këtë?
Agron Selmani: Në kohën kur unë kam qenë drejtor sportiv klubi ka pas strukturë organizative dhe klubi nuk ka marr frymë me teke apo vendime individuale, brenda dhe rreth klubit ishin njerëz serioz dhe nuk do të lejonin diçka të tillë pra as një drejtori sportiv sado që thuhet ndryshe, situata e klubit sot më jep mua të drejt se shqetësimet në klub ishin me natyrë krejt tjetërfare aktuale edhe sot!
“Bota sot”: A mendoni se edhe ju keni pasur një pjesë të përgjegjësisë për krizën e asaj kohe, apo mendoni se jeni fajësuar padrejtësisht?
Agron Selmani: Unë kam punuar dhe kam ndërtuar një bazë të shëndosh sportive, u harrua shpejt se unë klubin e kam marr me drejtua jo në kushte normale, KF Ferizaj ishte kandidat serioz për rënie nga liga e parë për në të dytën, kurse ne me angazhimin e të gjithëve arritëm në sezonin tjetër të inkuadrohemi në Superligë dhe kjo nuk është pak duke pasur parasysh se objektiv i klubit ishte të ndërtonim klub stabil sepse aksionarët kishin para vehtes edhe një obligim të madh financiar dhe ishte një vlere me mbi 300 mijë euro vetëm borxhe të klubit!
“Bota sot”: A besoni se thellimi i krizës në klub lidhet më shumë me problemet e brendshme dhe raportet mes aksionarëve?
Agron Selmani: Ishte një fillim i mirë dhe klubi funksiononte për mrekulli në segmentin menaxherial dhe sportiv, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe, po, ke të drejt raportet në mes aksionarëve e goditën klubit, filloj një politik jo e bashkëpunimit por e shantazhit nga të gjithë nga pak!
“Bota sot”: Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja më e mirë për ta rikthyer stabilitetin dhe suksesin në FC Ferizaj? Dhe, nëse do t’ju jepej mundësia, a do të ishit i gatshëm të kontribuoni përsëri për klubin?
Agron Selmani: Unë personalisht në stadium nuk kam shkua dhe takimet e Ferizajt i kam përcjell nëpërmjet TV, klubi është privatizuear por vlera shpirtërore e klubit nuk tjetërsohet. Unë nuk kam pas më asnjë kontakt nga zyrtarët e klubit dhe unë ju jap të drejtë në këtë drejtim, ata kanë të drejtën e përzgjedhjes së bashkëpuntorëve dhe me ketë rast janë meritor por edhe përgjegjës për sukses apo mossukses.
Dëshira ekziston për të ndihmuar, por unë ndihmoj edhe duke mos i penguar ata, prandaj po e përsëris unë nga dita e largimit nuk kam qenë më asnjëherë aty!
Klubi do të ecën mirë kur përforcon kompetencën profesionale, ndërton një plani afatmesëm me objektiva të qarta dhe reale!
“Bota sot”: Në vitin 2022 pati shumë diskutime rreth largimit të Arbnor Morinës nga posti i trajnerit. A kishit ju ndonjë rol apo ndikim në atë vendim?
Agron Selmani: Jo, ishte kërkesë e z Xhevat Rushiti (aksionar dhe nënkryetar i klubit) për largimin e menjëhershëm të Arbnorit në të kundërtën ai do të largohet nga klubi. Këtë kërkesë ia ka përcjell Lulit (Abazit} dhe mua dhe shtabit teknik na e ka përcjell Nehat Thaqi (anëtar i kryesisë).
“Bota sot”: Duke parë zhvillimet që pasuan pas largimit të Morinës, sipas jush a ishte ai një vendim i drejtë apo i padrejtë?
Agron Selmani: Dorëheqja e Arbnorit e kërkuar në atë formë nuk ishte e drejt dhe jo në kohën e duhur, por, ma vonë kam kuptuar se qëllimi ka qenë riformatimi i pozicioneve ku në vendin tim do të emërohej Arbnori kurse për trajner do të vinte Panadiq!
“Bota sot”: Sipas jush, kur filluan të shfaqen problemet serioze dhe përçarjet brenda klubit?
Agron Selmani: Kur gjithçka shkon mirë atëherë rriten apetitet dhe dëshirat, mendoj se kemi pas dublifikim të vijës menaxhuar: psh kishim kryetar dhe nënkryetar me vendime të pavarura, po edhe punësimi i familjarëve ka ndikuar në raportet aksionarëve!
“Bota sot” A keni qenë në dijeni për përçarje mes aksionarëve dhe a keni pasur mundësi të luani rol bashkues
Agron Selmani: Po, kam qenë në dijeni për këtë atmosferë jo të mirë, me largimin tonë dukej se u qetësuan punët. Jemi në dijeni të deklaratës së trajnerit Panadiq se Ferizaj sigurt do të jetë në ligë, por Ferizaji ra nga liga në sezonin tjetër .
“Bota sot”: Ka pasur raportime se paga juaj gjatë kohës sa ishit drejtor sportiv ka qenë minimale, madje është krahasuar me një pagë simbolike. A qëndron kjo dhe si e shihni sot atë periudhë?
Agron Selmani: Pagën ma ka caktuar aq sa e ka caktuar vet kryetari L. Abazi. Klubi ka qenë në gjendje të keqe dhe unë jam i lumtur se kam kontribuar, është në natyrën e njerëzve të mos jenë mirënjohës kur nuk u duhesh më.
“Bota sot”: Cili është mesazhi juaj për Lulzim Abazin dhe Xhevat Rushitin, por edhe për tifozët e FC Ferizajt?
Agron Selmani: Ata janë meritor për diçka të mirë për futbollin ferizajas, thyerje dhe plasaritje gjithmonë ka, duhet pranuar kanë gabimet e tyre, por, ata duhet të jenë më të mëdhenj se situata për të mirën e futbollit ferizajas.