Gjasula: Nëse Gjermania nuk do e fillonte Botërorin me fitore, do kishte presion tek ekipi

Futboll

Gjasula: Nëse Gjermania nuk do e fillonte Botërorin me fitore, do kishte presion tek ekipi

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 23:13
Jurgen Gjasula

Ish-mesfushori i Kombëtares, Jurgen Gjasula analizoi ndeshjen Gjermani-Kurasao në emisionin “Kampionët e Botës”.

Gjasula u shpreh se Gjermania po të mos e kishte filluar botërorin me fitore, do kishte sjellë më shumë presion tek ekipi.

“Nagelsmani para këtij botërori ka qenë pak kritik se ka bërë 2-3 zgjedhje që njerëzit e kanë diskutuar shumë. Besoj se kjo fitore me rezultat aq të lartë do e ndihmojë.

Do i japi vetëbesim.

Se po të mos e kishin filluar botërorin kështu do kishte ardhur shumë presion tek ekipi. Kanë akomë shumë lotjarë të rinj që luajnë për herë të parë në botëror”, tha Gjasula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat