Portugali - Kongo, formacionet zyrtare

Futboll

Portugali - Kongo, formacionet zyrtare

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 18:08
Ronaldo

Portugali-R.D. Kongo do të jetë ndeshja e parë e grupit K, për Kupën e Botës 2026.

Luzitanët e drejtuar nga Roberto Martinez vijnë si favoritët e mëdhënj jo vetëm në këtë takim, por dhe si një ndër ekipet pretendente për të fituar trofeun në fund.

Portugalia do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1: Costa; Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes; Vitinha, Neves; Silva, Fernandes, Neto; Ronaldo

Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos rikthehet në Botëror pas 52 vitesh mungesë. Sot e nis me këtë formacion zyrtar: Mpasi; Wan-Bissaka, Kapuadi, Tuanzebe, Mbemba, Masuaku; Moutoussamy, Kayembe, Mukau; Wissa, Bakambu.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kolumbisë dhe Uzbekistanit do të luhet në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat