Magjistari ganez premton ta lirojë anglezin nga magjia e tij

Futboll

Magjistari ganez premton ta lirojë anglezin nga magjia e tij

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 18:01
Nana Kwaku Bonsam e Harry Kane

‘Magjistari’ ganez, Nana Kwaku Bonsam ka pretenduar se e ka “liruar” Harry Kane nga ‘mallkimi’ në mënyrë që ai të shënojë përsëri për Anglinë kundër Panamasë.

Bonsam këmbëngul se tani është “spiritualisti më i fuqishëm në të gjithë botën”. Përpara ndeshjes së Anglisë ndaj Ganës, Bonsam rrëfeu se po punonte për një magji për të penguar sulmuesin e Anglisë të gjente golin, duke deklaruar me guxim:

“Po punoj për Harry Kane-n”, shkruan Mirror.

“E kam treguar se çfarë jam i aftë të bëj më parë, kështu që e di se çfarë pune duhet të bëj për ta ndaluar atë. Jam shumë i famshëm për parashikimet e mia.

Nuk i uroj dëmtime serioze. Ishte e mjaftueshme për ta ndaluar kundër vendit tim”, tha ai.

Tani Bonsam, emri i të cilit përkthehet si “Djalli i së Mërkurës”, ka njoftuar dëshirën e tij për ta “çliruar” Kane-in nga magjia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat