Enciso optimist

Futboll

Enciso optimist

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 17:28
Enciso

Paraguaji mbrëmë befasoi të gjithë në 1/16-tat e Kampionatit Botëror.

Ata eliminuan 4-herë kampionët, Gjermaninë pas gjuajtjeve të penalltive me Jose Canalen që shënoi goditjen kualifikuese.

Një nga heronjtë e mbrëmjes ishte Julio Enciso, i cili hyri në histori si lojtari i parë paraguajan që shënoi në fazën e eliminimit.

Pas kualifikimit, Enciso u shpreh optimist për shanset e kombëtares së tij, duke thënë se do e eliminojnë edhe Francën.

“Jam gati të luaj kundër të gjithëve. Ne kemi fuqitë tona për të mundur Francën dhe yjet e saj”, u shpreh Enciso.

Paraguaj, në 1/8-tat e finales do të pres fituesin e ndeshjes Francë-Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat