U përjashtua nga Gatuzo, sulmuesi shqiptar largohet pas rënies

Futboll

U përjashtua nga Gatuzo, sulmuesi shqiptar largohet pas rënies

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 15:10
Leon Dajak

Leon Dajaku është larguar nga SSV Ulm pas rënies në kategorinë e katërt të futbollit gjerman.

Sulmuesi shqiptar do të mbetet në kategorinë e tretë, duke qenë se firmosi me Hansa Rostok.

Dje u prezantua tek ekipi i ri. Dajaku po bënte mjaft mirë në karrierën e tij, deri në vitin 2025.

Përjashtimi nga Gatuzo te Hajduk Split bëri që të largohet nga vëmendja.

Dajaku më parë ka luajtur me moshat e Gjermanisë. Si talent i Bajern Mynih para disa viteve, dhe pse kishte zëra që qarkullonin, asnjëherë nuk u bë pjesë e Kosovës.

Tashmë është gati për aventurën e re. Hansa Rostok është një ekip me histori në Gjermani, edhe pse luan në kategoritë inferiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat