Kapiten te Elbasani, mbrojtësi “tradhton” verdheblutë dhe kalon te rivali i Superiores

Futboll

Kapiten te Elbasani, mbrojtësi “tradhton” verdheblutë dhe kalon te rivali i Superiores

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 20:02
Emiljano Musta

Nuk ka më dilema, Emiljano Musta është lojtari më i ri i Vllaznisë, duke u konfirmuar lajmi i "Newsport.al". Klubi shkodran e ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut, përmes postimit në rrjetet sociale.

34-vjeçari ishte lider te Elbasani në edicionin 2025-2026, nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenovic, çka do të thotë se për verdheblutë kjo është “humbje” në prapavijë, për më tepër të rival i drejtpërdrejtë në Superiore. “Mirë se erdhe, Emiljano Musta!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri.

Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane. I urojmë Emiljanos shumë suksese me fanellën kuqeblu! Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë”, shkruan klubi i Vllaznisë. .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat