Do të transferojë një sulmues të njohur por me kosto zero

Futboll

Do të transferojë një sulmues të njohur por me kosto zero

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 19:35
Alonso

Ndryshe nga sa pritej, Chelsea do të transferojë me patjetër një sulmues këtë verë, por plani është të mos shpenzohet asgjë. Caught Offside zbulon se trajneri i “Bluve”, Xabi Alonso ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Dushan Vlahoviq.

Sulmuesi serb shihet si zëvendësuesi i duhur i Liam Delap, i cili u transferua verën e kaluar për 35 milionë euro, por rezultoi një dështim i madh. Vlahovic është ende në kërkim të një ekipi të ri, pasi ndau përfundimisht rrugët me Juventusin, Londra mund të jetë destinacioni i tij i ri.

Chelsea ka zgjedhur Vlahovic, për shkak të mundësisë së transferimit të tij si lojtar i lirë. Emrat e tjerë që kanë qenë kandidatë për sulmin për sezonin e ri si Victor Osimhen,

Ollie Watkins, Igor Thiago etj, janë shumë të shtrenjtë dhe më kryesorja largimi i tyre nga ekipet aktuale në këtë moment është tejet i vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat