Prapashtica arrin marrëveshjen me Feronikelin 74 

Futboll

Prapashtica arrin marrëveshjen me Feronikelin 74 

Nga: K.G. Më: 11 korrik 2026 Në ora: 13:37
Pamje nga prezantimi

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli 74, ka arritur marrëveshjen me futbollistin Albin Prapashtica.

Synimi i skuadrës nga Drenasi është të luftojë për rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Feronikeli 74 vazhdon të forcojë repartin ofensiv me transferimin e sulmuesit Albin Prapashtica.

Albini i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së fundit me SC Gjilanin dhe do të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”, ka njoftuar FC Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat