Eliminimi nga Malisheva i mbetet së shkuarës, trajneri Martini sheh përpara

Futboll

Eliminimi nga Malisheva i mbetet së shkuarës, trajneri Martini sheh përpara

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 22:23
Martini

Vllaznia ndërpreu rrugëtimin europian në kualifikueset e Conference League më shpejt seç pritej, teksa u mposht nga Malisheva në ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-5, disfatë e rëndë për mënyrën se si erdhi në kampin e shkodranëve të cilët e kishin fituaobjektivr të parën në shifrat 2-1.

Tashmë që ky u shua, tek kuqeblutë do të merren plotësisht me fazën e mbetur të përgatitjeve, përpara se të nisë sezoni në “Abissnet Superiore”, pikërisht në muajin gusht.

Për trajnerin Edi Martini dhe lojtarët, puna e vërtetë nis që tani, për të mos përsëritur të njëjtin “varg” rezultatesh në kampionat, ashtu siç ndodhi në sezonin që sapo lamë pas.  

Krahas kësaj, drejtuesit e klubit po vijojnë me planin për t’i dhënë Martinit elementët e nevojshëm, që skuadra të jetë më e kompletuar dhe konkurruese.

Boshllëqet e të larguarve duhen mbuluar dhe nevojat e trajnerit janë komunikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat