Nuza do të ndajë drejtësinë mes ekipit Gent dhe LNZ Cherkasy

Futboll

Nuza do të ndajë drejtësinë mes ekipit Gent dhe LNZ Cherkasy

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 12:52
Nuza

Edhe një delegim për gjyqtarët tanë në garat evropiane! 

UEFA i ka besuar gjyqtarit tonë ndërkombëtar Genc Nuza drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora 20:30.

Ai do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

FFK i uron shumë suksese ekipit të gjyqtarëve dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë sfidë evropiane!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat