Gafë e rrallë e gjyqtarit në Turqi

Futboll

Gafë e rrallë e gjyqtarit në Turqi

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:27
Pamje nga ndeshja

Një episod i pabesueshëm ndodhi në ndeshjen mes Bursasporit dhe Istanbulsporit në ligën e dytë turke.

Gjyqtari Ayberk Demirbas akordoi pozicion jashtë loje menjëherë pas një rivënie anësore, pavarësisht se rregullat e futbollit e bëjnë të pamundur një pozicion jashtë loje direkt nga rivënia.

Vendimi shkaktoi protesta të menjëhershme nga lojtarët, ndërsa arbitri e kuptoi gabimin dhe e korrigjoi situatën.

Në fund, Bursaspori fitoi bindshëm 4-0 ndaj Istanbulsporit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat