Lacio e ka mbyllur me një barazim 2-2 ndeshjen ndaj Milanit në javën e katërt të Serisë A.
Dhe për trajnerin e lacialëve, Rino Gatuzo, ekipi ishte me fat që nuk pësoi më shumë gola në pjesën e dytë ku Milani ishte dominues.
“Tifozët që erdhën në Formelo dhe na shoqëruan deri në stadium – kjo është meritë e djemve.
Për sa i përket pjesës tjetër, do ta shohim më vonë. Kjo situatë na penalizon, të gjithë e dimë këtë. Një stadium pa tifozë nuk është futboll, por nuk kemi asgjë në dorë. Duhet të punojmë seriozisht. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Milani hyri në lojë në pjesën e dytë dhe na krijoi probleme me cilësinë e tij. Ne u tërhoqëm mbrapa. Vuajtëm, por kjo ndodh. Moreira shënoi dy gola spektakolarë, thuajse e shembi portën. Bëmë mirë që nuk pësuam golin e tretë apo të katërt, ekzistonte rreziku i një shpërbërje.
Është e trishtueshme t’i shohësh djemtë të dëshpëruar në dhomat e zhveshjes.
Por jam i kënaqur, skuadra është gjallë. Do të kisha preferuar që rezultati të rezistonte deri në minutën e 90, por kjo është pjesë e rrugëtimit.
Ne dimë të luajmë, u përgatitëm mirë për ndeshjen. Të drejtosh këtë Lacio është një kënaqësi e vërtetë. Na mungojnë jashtë mase tifozët”, tha Gatuzo pas ndeshjes.