Vetëm katër ditë pas shkarkimit të trajnerit Stephan Lichtsteiner, Baseli u paraqit në Luzern në një formë të shkëlqyer.
Në fitoren 4:2, lojtari kryesor ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim”, ka shkruar media zvicerane “Blick”.
Shaqiri, në një prononcim për “Blue”, tha:
“Gjatë javës, që në stërvitje, e vura re se lojtarët po luanin më të lirshëm dhe nuk ishin më aq të tensionuar.
Fakt është se nuk ishte gjithçka perfekte. Nuk është gjithmonë vetëm trajneri fajtor.
Edhe ne kemi përgjegjësinë tonë. Sot dhamë reagimin e duhur pas dy humbjeve të fundit”.
Për golin e tij të dytë, që e çoi Baselin në avantazhin 3:1, Shaqiri shpjegoi:
“Fillimisht doja të godisja direkt në këndin e largët, ashtu siç bëri dikur Toni Kroos në Botërorin 2018. Pastaj kundërshtari erdhi drejt meje dhe pjesën tjetër e bëri instinkti”.