United ia merr Cityt Kasimin

Futboll

United ia merr Cityt Kasimin

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 17:44
Kasim

Manchester United ka kompletuar transferimin e 17-vjeçarit Karim Kasim nga Manchester City.

Mesfushori ka përfunduar kalimin te Djajtë e Kuq, me marrëveshjen që tashmë është kompletuar nga palët.

Sipas The Athletic, drejtuesit e Manchester United e shohin Kasimin si një mesfushor energjik i cili mund të bëhet pjesë e rëndësishme e ekipit të parë në të ardhmen.

Transferimi është mbyllur gjatë këtij muaji, ndërsa Unitedi synon ta zhvillojë më tej talentin 17-vjeçar në akademinë e klubit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat