Vora jep “sinjale” pozitive dhe merr fitoren në shtëpi!
Pas fitores befasuese në javën e parë të Abissnet Superiore për sezonin e ri kundër Dinamos, Vora nuk njeh më triumf në kampionat, e përkthyer me 3 humbje dhe 1 barazim.
Kjo gjendje e vështirë në rezultate, ka bërë që skuadra e drejtuar nga Arjan Bellaji të zbresi në vendin e 8-të me 4 pikë, “zona e ftohtë”.
Në miqësoren e sotme të mbajtur në stadiumin “Vora”, vendasit fituan 2:0 kundër Korabit, duke dhënë “sinjale” pozitive për rikthimin në “rrugën e duhur”.