Prishtina e Re është lideri i ri i Ligës së Parë të Kosovës.
Futbollisti Astrit Berisha është kreator i fitores së Prishtinës së Re me rezultat 1:0 ndaj Kikës, në kuadër të javës së dhjetë.
Berisha shënoi në minutën e 47-të, pas asistimit të Qlirim Avdullit.
Prishtina e Re kryeson tabelën me 21 pikë, dy më shumë se Dinamo.
Kika po kalon krizë të rezultateve dhe renditet në vendin e 16-të, me 9 pikë të grumbulluara.