Ditën e sotme, prej orës 12:00, është zhvilluar ndeshja përmbyllëse e javës së 4-t në Abissnet Superiore për vajza mes Lushnjës dhe Vllaznisë.
Ekipi shkodran fitoi 18:0, ku protagoniste ishin Megi Doçi me 7 gola, Xhesika Ndoj me 4 gola dhe Klaudja Borci me 4 gola.
Në sfidat e zhvilluara dje, Apolonia triumfoi 5:1 ndaj Egnatias, Partizani shkatërroi 8:0 Alteik Klub, ndërsa Teuta nuk tregoi “mëshirë” kundrejt Kinostudio Femra, 14:0.
Pas 4 javësh, kreun e mban Apolonia me pikët e plota, ndjekur prej Teutës dhe Egnatias (9 pikë).