Barcelona Femeni shpallet klubi më i mirë i vitit në futbollin e femrave
Barcelona Femeni është shpallur klubi më i mirë i vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.
Skuadra katalunase vlerësohet për paraqitjet dhe sukseset e saj, duke konfirmuar edhe një herë pozicionin mes klubeve më të rëndësishme të futbollit të femrave në Evropë.
Bukayo Saka fiton çmimin Socrates në ceremoninë e Topit të Artë
Bukayo Saka është fitues i çmimit Socrates në ceremoninë e Topit të Artë 2026. Sulmuesi i Arsenalit dhe i kombëtares së Anglisë u vlerësua për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe ndihmën ndaj fëmijëve.
Pas pranimit të çmimit, Saka falënderoi organizatorët për mundësinë që iu dha, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për çështjet që i ka për zemër.
“Është nder të jem këtu dhe ta pranoj këtë çmim. Do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin për këto kauza që janë të rëndësishme për mua. Në emër të të gjithë fëmijëve që kemi arritur t’i ndihmojmë, ju falënderoj”, deklaroi Saka.
Unai Simon shpallet portieri më i mirë i vitit 2026
Unai Simon është shpallur portieri më i mirë i vitit 2026 në futbollin e meshkujve, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.
Portieri i Athletic Bilbaos dhe i kombëtares së Spanjës vlerësohet për paraqitjet e tij në një sezon të rëndësishëm, që u kurorëzua me triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2026.
Kështu, Simón merr çmimin për portierin më të mirë të vitit, duke shtuar një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.
Cata Coll shpallet portierja më e mirë e vitit 2026
Cata Coll është shpallur portierja më e mirë e vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.
Portierja spanjolle e Barcelonës shpërblehet për paraqitjet e saj me klubin katalunas, duke marrë një nga çmimet individuale më të rëndësishme në futbollin e femrave.
Coll vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë në portën e Barcelonës dhe të kombëtares së Spanjës.
Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit
Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë 2026, pas suksesit me kombëtaren e Spanjës.
De la Fuente, i cili udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës gjatë verës, u vlerësua për rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nën drejtimin e tij.
Pas pranimit të çmimit, ai theksoi se ky sukses nuk është individual, por i përket të gjithë ekipit, duke falënderuar futbollistët dhe Federatën Spanjolle të Futbollit.
“Ky çmim nuk është individual. Është për një ekip të tërë, një ekip të madh”, deklaroi De la Fuente.
Ky çmim i shtohet sukseseve të De la Fuentes në krye të Spanjës, duke konfirmuar punën e tij në rikthimin e kombëtares spanjolle në majën e futbollit botëror.
Pere Romeu shpallet trajneri më i mirë i vitit në futbollin e femrave
Pere Romeu është shpallur trajneri më i mirë i vitit në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.
Trajneri i Barcelonës shpërblehet për punën e tij me skuadrën katalunase, duke marrë një nga çmimet individuale më të rëndësishme në futbollin e femrave.
Vicky Lopez shpallet ‘Lojtarja më e mirë e ree vitit’ në futbollin e femrave
Vicky Lopez është shpallur talenti më i mirë i vitit 2026 në futbollin e femrave, në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Londër.
Futbollistja e Barcelonës e fiton këtë çmim për të dytin vit radhazi, pasi ishte vlerësuar si më e mira edhe në vitin 2025.
Fjalët e Yamalit pasi fitoi çmimin e 'Lojtarit më të mirë të ri', befason me deklaratën e tij
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar çmimin për talentin më të mirë të ri në ceremoninë e ‘Topit të Artë 2026’, por deklarata e tij pas pranimit të çmimit ka tërhequr vëmendje të madhe.
19-vjeçari spanjoll, i cili vazhdon të konfirmojë talentin e tij në skenën më të madhe të futbollit, ka befasuar të pranishmit duke deklaruar se çmimin do të dëshironte ta fitonte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Pau Cubarsi.
Gjatë fjalimit të tij, Yamal vlerësoi lart mbrojtësin spanjoll, duke theksuar se ai e meritonte këtë vlerësim.
“Do të doja që shoku im i skuadrës, Cubarsi, të ishte këtu. Ky çmim duhej të ishte i tij. Do të doja që ai ta kishte fituar”, deklaroi Yamal.
Talenti i Barcelonës nuk harroi të falënderonte klubin dhe Kombëtaren e Spanjës, ndërsa theksoi se synon të vazhdojë të fitojë trofe dhe çmime individuale.
“Dua të falënderoj klubin tim dhe ekipin tim kombëtar. Duhet të vazhdoj të punoj për të fituar tituj ekiporë dhe individualë si ky”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse ky ishte çmimi që dëshironte të fitonte gjatë mbrëmjes, Yamal përsëriti edhe një herë vlerësimin e tij për bashkëlojtarin.
“Do të doja që ky të ishte për Cubarsin”, u përgjigj shkurtimisht spanjolli.
Kjo deklaratë dëshmon respektin e madh që Yamal ka për bashkëlojtarin e tij, me të cilin konsiderohen ndër talentet më premtuese të Barcelonës dhe futbollit spanjoll. /
Deri më tani trofetë i shkuan Barçës, Romeu shpallet trajneri i vitit të futbollit të femrave
Trajneri i Barcelona Femenin, Pere Romeu është trajneri i vitit në futbollin e femrave.
Suksesi i tij me “Blaugranat” e vendos atë në piedestal, pas një superdominimi në Spanjë dhe Evropë.
Në nominim ishte edhe trajnerja nga Kosova, Elena Sadiku që aktualisht menaxhon Hacken.
Romeu, është i treti nga Barcelona pas Yamalit dhe Lopezit që fitoi çmim sonte.
E nis me trofe, Lamine Yamal shpallet “Talenti i ri më i mirë i vitit”
Ceremonia e “Topit të Artë” ka marrë fituesin e parë të saj.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar tani çmimin “Talenti i ri më i mirë i vitit”.
Ai la pas në nominim lojtarë të shumtë, përfshirë Pau Cubarsin dhe Yan Diomanden.
Ndërsa te femrat u shpall fituese, Vicky Lopez e cila po ashtu luan për Barcelonën./