St. Galleni merr tri pikë, Fazliji luan 31 minuta

Futboll

St. Galleni merr tri pikë, Fazliji luan 31 minuta

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2026 Në ora: 20:17
Ndeshja ndërmjet St. Gallenit dhe Servette-s

St. Galleni ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Servettes, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit zviceran.

Futbollisti shqiptar Betim Fazliji u aktivizua në minutën e 59-të për St. Gallenin, ndërsa dhjetë minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

Për vendasit shënuan Boukhalfa (5') dhe Görtler (65'), ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa golin e vetëm për Servetten e realizoi Karlsson (82').

Pas javës së 12-të të Superligës së Zvicrës, St. Galleni renditet në vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa Servette zë vendin e gjashtë me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat